I vr*rë në shkurt, Irani planifikon funeral tre-ditor për Ayatollah Ali Khamenei

Disa media të huaja raportojnë se Irani po përgatitet për një ceremoni tre-ditore në rast të zhvillimeve të mëdha politike që lidhen me udhëheqjen e vendit.

Sipas këtyre raportimeve, në Teheran dhe disa qytete të shenjta si Qom dhe Mashhad janë planifikuar organizime publike dhe protokolle shtetërore, që do të aktivizohen në rast ndryshimesh në lidership.

Mediat shkruajnë se ceremonitë mund të zgjasin disa ditë dhe të përfshijnë pjesëmarrje të gjerë publike, megjithatë nuk ka konfirmim zyrtar nga autoritetet iraniane për një ngjarje të tillë.

Po ashtu përmendet edhe mundësia e organizimit të një procesioni në Teheran, por këto informacione mbeten të pakonfirmuara dhe në nivel raportimesh mediatike.

Zyrtarët iranianë nuk kanë dhënë asnjë njoftim zyrtar që të konfirmojë pretendimet e publikuara në disa media të huaja.