BLUE ORIGIN SHPËRTHEN NË QIELL / Testi i raketës në Florida përfundon me flakë të mëdha

Një raketë e kompanisë Blue Origin shpërtheu gjatë një testi ndezjeje motorësh në në Stacionin Hapsinor të Floridës. Shpërthimi krijoi një top të madh zjarri që u pa nga disa kilometra larg dhe u shoqërua me dridhje të forta në zonat përreth. Raketa New Glenn ishte në fazë testimi para një misioni të planifikuar për lëshim satelitësh.

Një raketë e kompanisë Blue Origin shpërtheu gjatë një testi ndezjeje motorësh në Stacionin Hapsinor në Florida, SHBA. Shpërthimi ndodhi në mbrëmje dhe krijoi një top të madh zjarri që ndriçoi qiellin dhe u pa nga disa kilometra larg.

Autoritetet konfirmuan se nuk ka të lënduar, por banorët përreth raportuan dridhje të forta dhe panik të menjëhershëm. Raketa New Glenn ishte në fazë testimi para një misioni të planifikuar për lëshim satelitësh.

Sipas të dhënave paraprake, shpërthimi ndodhi gjatë një prove rutinë të motorëve, një hap kritik për sigurinë e çdo fluturimi hapësinor. Pamjet e incidentit u përhapën shpejt në rrjetet sociale, ku shihej flaka e madhe që ngrihej nga platforma e lëshimit.

Banorët në zonat përreth thanë se shtëpitë u drodhën nga vala goditëse dhe shumë prej tyre dolën jashtë për të parë çfarë kishte ndodhur. Shërbimet emergjente u vendosën menjëherë në terren për të siguruar zonën dhe për të vlerësuar situatën, por nuk u raportua rrezik për publikun.

Blue Origin deklaroi se ende nuk dihen shkaqet e sakta dhe se hetimet kanë nisur menjëherë. Jeff Bezos tha se kompania do të vazhdojë punën dhe do të rindërtojë pjesët e dëmtuara, duke theksuar se zhvillimi i teknologjisë hapësinore është një proces i vështirë dhe kërkon prova të shumta.

Autoritetet theksuan se incidenti nuk pritet të ndikojë në lëshimet e tjera të planifikuara nga Cape Canaveral, ndërsa programet e tjera hapësinore në zonë do të vazhdojnë normalisht.