Moda pariziene e verës 2026 rikthen elegancën minimaliste

Stili parizien i verës 2026 po rikthen në qendër elegancën minimaliste, kombinimet komode dhe siluetat e rafinuara, sipas një udhëzuesi të publikuar nga  Harper’s Bazaar.

Revista thekson se sekreti i stilit parisien nuk qëndron te ndjekja e verbër e trendeve, por te zgjedhja e veshjeve që i përshtaten personalitetit dhe siluetës së secilit. Këmishat e lirshme, fundet slip, pantallonat e gjera dhe fustanet e lehta mbeten bazat kryesore të garderobës së verës.  

Ndër kombinimet më të spikatura të sezonit janë kostumet me ngjyra neutrale të kombinuara me aksesorë burgundy, xhaketat bomber mbi materiale delikate si mëndafshi apo dantella, si dhe përdorimi i shallit si element stilistik modern.  

Sipas Harper’s Bazaar, parizienet këtë verë po i japin prioritet edhe këpucëve praktike, si balerinat dhe sandalet e sheshta, të kombinuara me çanta të thurura apo shallë mëndafshi për një pamje elegante, por të relaksuar.  

Ngjyrat pastel, tonalitetet chartreuse dhe kombinimet monokromatike po dominojnë gjithashtu stilin e rrugës gjatë Javës së Modës në Paris, duke sjellë një estetikë të sofistikuar dhe moderne.