“Bashkëshorti” i Miley Cyrus? Tish Cyrus 'ndez' thashethemet në Hollywood

“Bashkëshorti” i Miley Cyrus? Tish Cyrus 'ndez'
Nëna e Miley Cyrus, Tish Cyrus, ka nxitur spekulime për martesë gjatë ceremonisë së Walk of Fame në Hollywood, pasi iu referua partnerit të vajzës së saj, Maxx Morando, si “bashkëshort”.

Sipas “Daily Mail”, këngëtarja e hitit Flowers, 33 vjeçe, e cila është fejuar me bateristin e grupit Liily në fund të vitit 2025, po pozonte për fotografi së bashku me nënën dhe motrën e saj Brandi Cyrus, kur Tish Cyrus u dëgjua duke thënë: “Le të vij dhe bashkëshorti.”

Më pas, Maxx Morando, 27 vjeç, iu bashkua Miley Cyrus për fotografi, dhe në një moment ai e puthi këngëtaren në faqe.

Çifti e nisi lidhjen në vitin 2021 dhe u bë publik në evente të ndryshme gjatë muajve në vijim. Në prill 2022 ata u panë duke u puthur në Los Angeles, duke konfirmuar romancën e tyre. 

Në mars 2022, një burim për “Us Weekly” deklaroi se marrëdhënia e tyre po bëhej gjithnjë e më serioze.

Më vonë, në vitin 2024, Miley Cyrus e quajti Morando “dashuria ime” gjatë Grammy Awards, ndërsa burime pranë çiftit thanë se ata tashmë jetonin së bashku.

Fejesa e çiftit u konfirmua në dhjetor 2025, pasi këngëtarja u pa me një unazë diamanti në premierën e filmit Avatar: Fire and Ash në Los Angeles.

Ndërkohë, Miley Cyrus kishte qenë më parë e martuar me aktorin Liam Hemsworth, martesë që përfundoi në vitin 2019.