Pse japonezët nuk divorcohen? Zbulohet teknika e 'heshtjes' që shpëton martesat nga krizat
Japonia vazhdon të mbetet një nga vendet me shkallën më të ulët të divorceve në botë, edhe pse në shumë shtete të tjera ndarjet martesore janë gjithnjë e më të shpeshta.
Sipas vëzhgimeve mbi jetën familjare, stabiliteti i martesave japoneze nuk lidhet me mungesën e konflikteve, por me mënyrën se si çiftet i përballojnë ato.
Një rol të rëndësishëm luan një koncept kulturor i njohur si “Ma”, që nënkupton një pauzë ose hapësirë të qetë gjatë debatit.
Në praktikë, kur lind një mosmarrëveshje, çiftet shmangin reagimet e menjëhershme dhe nuk i përgjigjen njëri-tjetrit me nervozizëm.
Ata marrin kohë për t’u qetësuar, duke e lënë bisedën të vazhdojë vetëm kur emocionet janë ulur.
Kjo mënyrë e menaxhimit të konflikteve ndihmon në shmangien e fyerjeve dhe vendimeve të nxituara, duke ruajtur marrëdhëniet më të qëndrueshme në kohë dhe duke ulur rrezikun e prishjes së martesave.

