Anfield në lot: Liverpooli ndahet me legjendën Mohamed Salah
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Maj 2026, 22:39
Klubi anglez Liverpool i dha lamtumirën emocionuese Mohamed Salah në Anfield, në një ceremoni të mbajtur së bashku me vajzat e tij.
Gjatë ceremonisë u theksua karriera e tij e shkëlqyer si lojtar i “të kuqve”. Sulmuesi egjiptian mbyll kapitullin e tij te Liverpooli pas 441 ndeshjesh zyrtare.
Gjatë kësaj periudhe, Salah shënoi 257 gola, duke u bërë golashënuesi i tretë më i mirë në historinë e klubit.
Ai gjithashtu fitoi nëntë tituj, përfshirë dy Premier League dhe një Champions League, duke lënë një gjurmë të pashlyeshme në Anfield dhe në zemrat e tifozëve.
Marrë nga Marca Premier
