VIDEO/ Egnatia fiton ndaj Vllaznisë dhe afrohet me titullin! Plas grushti në "Air Albania" pas golit të 2-1

Egnatia ka triumfuar 1-2 ndaj Vllaznisë në ndeshjen e Final Four të zhvilluar në “Air Albania”.

Rrogozhinasit kaluan të parët në avantazh me golin e Sotës në pjesën e parë, ndërsa Vllaznia reagoi në pjesën e dytë duke barazuar me Qaton.

Goli vendimtar i Egnatias u shënua nga Adjessan, duke sjellë edhe tension në fushë mes dy skuadrave, ku arbitri Jorgji ndëshkoi me karton të kuq Aleksin.

VIDEO/ Plas grushti në "Air Albania"

Me këtë fitore, Egnatia shkon në kuotën e 34 pikëve, tre më shumë se Vllaznia.