Bashkëshortja dhe ish-i i Mc Kreshës bëhen bashkë në emision: Kur ndahesh nuk ka pse vazhdon komunikimi

Bashkëshortja e reperit Mc Kresha, Erzina, ishte e ftuara speciale në emisionin “Goca dhe Gra”, kishte edhe ish-in e bashkëshortit të saj, këngëtaren Rozana Radi. Ajo foli në lidhje me intervistën e partnerit të saj, një intervistë mjaft e përfolur krah Rozanës.

“Intervista e Mc Kreshës m’u duk shumë mirë, shumë korrekt”

Ajo foli hapur për një temë që shpesh ngjall diskutime në shoqërinë shqiptare: a mund të mbeten miq ish-partnerët?

Sipas saj, nëse një çift është ndarë dhe nuk kanë fëmijë bashkë, nuk ka ndonjë arsye reale që të ruhet një miqësi e afërt.

Ajo theksoi se respekti mund të mbetet dhe nëse ndodh të takohesh rastësisht me ish-partnerin, një përshëndetje e thjeshtë është normale. Por, siç u shpreh Erzina, nuk ka pse të vazhdojnë komunikime të tipit “si je” apo “çfarë po bën”, sepse “gjërat kanë përfunduar”.

Megjithatë, ajo bëri edhe një dallim të rëndësishëm: situata ndryshon tërësisht kur çifti ka fëmijë, pasi në atë rast komunikimi mbetet i domosdoshëm për shkak të përgjegjësive dhe rritjes së tyre.

Mendimit të Erzinës i është bashkuar plotësisht edhe Rozana Radi, e cila tha se pavarësisht se sa modernë përpiqemi të dukemi, një histori që mbaron, mbaron për arsye konkrete.

Rozana ngriti edhe një pikëpyetje gjatë debatit, duke thënë se nuk e kupton pse dikush do të kërkonte ende këshilla nga një ish-partner, kur lidhja ka marrë fund dhe secili ka vazhduar jetën e tij.

Në fund, prania e Erzinës në studio u vlerësua maksimalisht nga Rozana, e cila gjatë transmetimit u shpreh: “Jam shumë e lumtur që je këtu. Kënaqësi që të kemi sot një zonjë të nderuar që ka zgjedhur të jetë mes nesh”.