Revolta e Qafë Barit, simbol i qëndresës antikomuniste
Më 22 maj 1984, Burgu i Qafë Barit u kthye në skenën e një prej ngjarjeve më të rëndësishme të qëndresës antikomuniste në Shqipëri.
Burgu famëkeq i izoluar mes maleve të Pukës, strehonte rreth 500 të burgosur politikë që vuanin dënime të rënda në kushte çnjerëzore, nën dhunë sistematike, uri, izolim dhe punë të detyruar në galeritë minerare.
Revolta nisi në mëngjesin e 22 majit, kur të burgosurit refuzuan të dilnin në punë në minierë, duke kërkuar trajtim njerëzor, ndalimin e dhunës dhe respektimin minimal të dinjitetit njerëzor.
Thirrjet e tyre për liri dhe kundërshtimi i hapur ndaj regjimit komunist u konsideruan sfidë e drejtpërdrejtë ndaj sistemit, çka solli një reagim të ashpër nga forcat ushtarake dhe aparati i Sigurimit të Shtetit.
Shtypja e revoltës u shoqërua me tortura brutale, dhunë fizike dhe ridënime të shumta.
Gjatë përballjes humbi jetën nën tortura Sandër Sokoli, ndërsa Tom Ndoja dhe Sokol Sokoli u ekzekutuan. Dhjetëra të burgosur të tjerë u dënuan sërish dhe u përballën me represion edhe më të ashpër pas revoltës.
Ngjarja e Qafë Barit nuk ishte vetëm një protestë kundër kushteve çnjerëzore të jetesës në burgjet politike, por edhe një akt i hapur rezistence ndaj diktaturës komuniste në Shqipëri. Ajo konsiderohet sot një

