Përmeti nderon me bust aktoren e parë shqiptare dhe themeluesen e Teatrit Kombëtar, Ollga Shuraja

Përmeti nxori nga harresa dhe lartësoi në piedestal aktoren e parë shqiptare dhe themeluesen e Teatrit Kombëtar zonjën Ollga Shuraja.

Busti i saj, vepër e skulptorit Alem Toska, është iniciativë dhe financim i familjeve përmetare Mane, Çobo, Shupuli, Stefani e Qamo u përurua në ditën e parë të festivalit ndërkombëtar Vjosart me një ceremoni festive në odeonin e artistëve ku të pranishëm ishin familjarë, miq, dashamirës dhe qytetarë të ndryshëm.

Ollga Shuraja aktore, mësuese dhe aktiviste kurajoze do të kujtohet gjithmonë si një nga të parat gra në Shqipëri që u rreshtuan të parat në emancipimin femëror nisur që nga monarkia e viteve '30 e deri në fund të shekullit të kaluar