”Travel off Path”: Shqipëria në krye të pesë destinacioneve që duhet të vizitoni këtē verë

Shqipëria, renditet në krye të pesë destinacioneve  që revista amerikane e udhëtimeve Traveloffpath rekomandon për të vizituar këtë verë.

Ksamili, po Maldivet e Shqipërisë, është përzgjedhur për përfaqësuar ofetën e Shqipërisë për plazhe magjike larg turizmit mavis.

Natyrisht, Shqipëria është bërë një nga vendet më të preferuara në Europë falë çmimeve të përballueshme, historisë dhe qyteteve bregdetare të klasit botëror si Ksamili.

Dallimi është çfarë gjen sapo mbërrin atje: beach club-e plot jetë, festa me fruta deti dhe ishuj të vegjël ku nuk ke nevojë për hidroavion për të shkuar por mund të shkosh edhe me not, shkruan revista amerikane në përshkrimin për plazhet e Ksamilit.

Katër destinacionet e tjera të rekomanduara  janë në Francë, Kinë, Filipine dhe Kili.

Shqipëria shënoi rekord historik gjatë vitit 2025, duke pritur mbi 11.7 milionë vizitorë të huaj dhe duke u kthyer në një nga destinacionet turistike më të preferuara në rajon.

Rritja e interesit për bregdetin, natyrën dhe turizmin kulturor solli një fluks të lartë turistësh nga Europa dhe më gjerë.

Autoritetet synojnë që këtë vit të tejkalojnë shifrën e 12 milionë vizitorëve, me pritshmëri për një sezon edhe më të suksesshëm.

Ndërkohë, mediat dhe platformat ndërkombëtare vijojnë ta rekomandojnë Shqipërinë si një destinacion tërheqës dhe ekonomik për pushime.