TREGJE TË MËDHA PA SIGURIM FINANCIAR/ Tregu i djegur në Lushnjë, vështirësi për rikthimin në aktivitet

Zjarri i pak ditëve më parë në Markatën e Lushnjës ka ndaluar tashmë aktivitetin dhe ka detyruar tregtarët që t’i përballojnë vetë dëmet. Pa sigurim financiar, rikthimi në normalitet mbetet i vështirë për 50 subjektet e prekura.

Përmes administratorit qendror të tregut, përfshirë edhe rastet kur administrator është vetë bashkia, ose përmes sigurimit individual nga vetë njësitë e vogla tregtare, tregjet e mëdha në shumicën e rasteve duhet të sigurohen financiarisht.

Me një çmim minimal, thuajse 1 euro për metër katror, tregje të përmasave të tilla do të kishin mundësi të përfitonin deri në 1 milion euro kompensim për dëmet në pronë dhe deri në 1 milion euro të tjera për dëmet ndaj palëve të treta, sipas kushteve kontraktuale.

Secili prej subjekteve, që ka regjistër hyrje-daljesh të rregullta, mund të siguronte edhe inventarin e mallit për t’u kompensuar për dëmet në mallin që tregton.

Kompani si SIGAL, të risiguruara në tregun ndërkombëtar me partnerë si Hannover Re, e vlerësuar “AA” nga S&P Global Ratings, lider global në sektor, mund të garantojnë mbulim dëmesh deri në vlerën 70 milionë euro.

20 sekonda grafike ilustruese për tre paragrafët më sipër, mbusheni me plane nga tregu në rast se nuk përputhet koha.

Edhe aktet dashakeqe, si rrezik shtesë, mund të përfshihen në mbulim sigurimi me kërkesë të klientit, pasi rillogaritet çmimi i marrjes në sigurim dhe pasi përmbushen disa kritere shtesë.

Kombinimi dhe mbulimi i sa më shumë risqeve përmes sigurimit do të sillte përfitime të trefishta për tregjet private: kompensimin e dëmeve në pronë, të dëmeve ndaj të tretëve dhe të dëmtimit të mallit, të gjitha të mbuluara nga kompania e sigurimit.

Rikthimi në aktivitet, pas dëmit, do të ishte më i thjeshtë.

Sipas të dhënave zyrtare nga AMF, kompani si SIGAL, në një treg me 8 kompani, paguajnë thuajse 1 në 2 dëme të siguruara në pronë përgjatë vitit 2025. Rreth 6 milionë euro dëme në pronë janë paguar nga kompania në dy vitet e fundit.