Shkencëtarët "zbulojnë" lidhjen mes stresit të fëmijërisë dhe ndryshimeve në spermë..

Një studim i ri sugjeron se sperma mund të mbajë “gjurmë biologjike” të stresit dhe traumës së fëmijërisë së babait edhe shumë vite më vonë. Jo në ADN-në vetë, por në mënyrën se si ajo “lexohet” nga trupi.

Shkencëtarët zbuluan se burrat që kishin përjetuar nivel të lartë stresi apo trauma në fëmijëri kishin ndryshime të vogla biologjike në spermë, të njohura si shenja epigjenetike.

Këto nuk ndryshojnë gjenet, por mund të ndikojnë te mënyra si aktivizohen ose çaktivizohen ato.

Me fjalë të thjeshta: eksperiencat tona mund të lënë “jehonë biologjike” në trup dhe shkencëtarët po studiojnë nëse një pjesë e kësaj mund të ndikojë edhe tek brezi tjetër.

Por ka një “POR” të rëndësishëm: studiuesit theksojnë se nuk do të thotë që trauma transmetohet automatikisht te fëmijët. Studimi është ende në faza të hershme dhe nevojiten shumë më tepër kërkime.