Magjia e Final Four/ Zeka: Si e mposhti Egnatia Elbasanin dhe dhuroi spektakël ndaj Dinamos

Fitorja me rezultatin e thellë 0-4 përballë ekipit të Elbasanit ka sjellë një frymë të re motivimi, ndërkohë që kampionati po i drejtohet fazës së tij më vendimtare.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë në "Sport Focus", në "Ora News" ishte analisti Xhevdet Zeka, i cili tha se skuadrat e kreut po dhurojnë spektakël të vërtetë, duke konfirmuar se diferencat mes tyre janë minimale dhe kualiteti në fushë është jashtëzakonisht i lartë.

"Do ta filloja me vlerësimin tuaj për final-four-in deri tani. Për të theksuar një fakt që natyrisht u ndeshën dy skuadrat e vendit të tretë të katërt, me vendin e parë të dytë.

Po ishin dy skuadrat që shkuan në finalen e Kupës së Republikës dhe prodhuan një futboll spektakël, një nga ndeshjet më të bukura ndoshta të sezonit midis Dinamos dhe dhe Egnatias.

Shumë gola, shumë futboll i them, futboll i pastër, pjesën e parë një lojë me 10 lojtarë nga minuta e tretë, pastaj pjesën e dytë u balancua loja.

Domethënë ishin një ndeshje e shkëlqyer. Pra shkurt, ashtu siç është theksuar gjithmonë dhe në televizionin, në ekranin tuaj, nga rubrikat, dy skuadra... apo në kampionatin Abissnet Superiore 2025-2026 diferencat kanë qenë të vogla.

Rezultatet realisht kanë përcaktuar renditjen sipas meritave të skuadrave. Por në diferenca loje dhe në diferenca, diferenca kualitetesh them që Egnatia dhe Dinamo kanë qenë aty-aty.

Qoftë edhe për të theksuar që Vllaznia dhe Dinamo, e them Egnatia, po më shumë Dinamo dhe Egnatia luajnë të njëjtin futboll. Futboll të qetë, me shumë pasime, shkuarje graduale drejt sulmit, me rrezikshmëri të njëjtë, prandaj dhe futbolli ishte i bukur, ku këtu shtohet dhe loja e hapur dhe shumë solide e Vllaznisë.

Nga ana tjetër Elbasani ashtu si nuk ishte në final-four skuadra që kemi parë, shumë praktike, shumë e mirëvendosur, me një mesfushë dhe sulm vrasës në kundërsulm. Në final-four gjërat ndryshuan, ndryshuan në ndeshjen me ne, për faktin se trajneri, trajneri Dede bëri, bëri një analizë realiste të situatës, dhe morëm rezultatin që nuk e besonim, dhe do donim edhe shumë më të vogël, mjafton të fitonim", u shpreh Zeka.