Botërori 2026 në rrezik?! FIFA reagon pas shpërthimit të Ebolas në Kongo!

FIFA pritet të gjenerojë mbi 11 miliardë dollarë të ardhura gjatë FIFA World Cup 2026, duke e bërë turneun më fitimprurës në historinë e futbollit.

Kompeticioni, që do të zhvillohet në United States, Canada dhe Mexico, do të sjellë për herë të parë 48 kombëtare pjesëmarrëse dhe një numër rekord ndeshjesh, çka pritet të rrisë ndjeshëm të ardhurat nga sponsorët, të drejtat televizive, biletat dhe marketingu global.

Sipas raportimeve ndërkombëtare, interesi i madh i tifozëve dhe zgjerimi i formatit të turneut po e kthejnë Kupën e Botës 2026 në një “minierë ari” për FIFA-n dhe partnerët e saj komercialë.

Ndërkaq, Botërori 2026 po përballet me një tjetër problem të papritur, përveç konfliktit të armatosur me SHBA që ka vënë në dyshim pjesëmarrjen e Iranit. Kur kanë mbetur edhe 22 ditë nga fillimi i evenimentit, tani shqetëson shpërthimi i Ebolas në lindje të Republikës Demokratike të Kongos që ka shkaktuar 134 viktima dhe 500 raste të dyshuara. Është kjo një krizë shëndetësore që ka vënë FIFA në alarm.

‘Po monitorojmë situatën e shpërthimit të Ebolas dhe do të jemi në komunikim të vazhdueshëm me Federatën e Futbollit të RD të Kongos për të garantuar që skuadra të jetë i informuar për të gjitha direktivat dhe sigurinë-theksohet në një komunikatë të qeverisë së futbollit botëror Për momentin pjesëmarrja e RD të Kongos në Botëror, që është në Grupin K me Kolumbinë, Portugalinë dhe Uzbekistanin nuk është në rrezik. ‘

Ashtu siç mund të imagjinohet, po ndjekim rekomandimet e FIFA dhe autoriteteve shëndetësore në lidhje me këtë situatë. Për momentin nuk ka ndryshime planesh.

Data e parashikuar për mbërritjen e skuadrës në SHBA është 11 qershori’-tha Chris Canetti e Komitetit Organizativ për ‘USA Today’