Nga vallëzimi i parë te puthjet e fshehura, Meghan Markle ndan FOTO të papara për 8-vjetorin me Princ Harry

Meghan Markle dhe Princ Harry kanë festuar 8-vjetorin e martesës, duke e shënuar këtë përvjetor me një publikim të veçantë në “Instagram”, ku Dukesha e Sussex ka ndarë fotografi që nuk ishin parë më parë nga publiku.

“Si sot, tetë vite më parë”, shkroi Meghan në përshkrimin e postimeve të saj, të publikuara të martën, më 19 maj.

Në imazhet e para, çifti shfaqet në momentin e vallëzimit të parë gjatë dasmës së tyre, me një atmosferë të ngrohtë dhe romantike, ku Meghan mban krahët rreth qafës së Harry-t, ndërsa në disa pamje të tjera shihen edhe puthjet e tyre të ëmbla në pistën e vallëzimit.

Seti i dytë i fotove sjell një vështrim “pas kuintave” të dasmës mbretërore në St. George’s Chapel në Kështjellën Windsor. Aty shfaqen momente përgatitjeje për foton zyrtare, performanca e Elton John dhe çaste nga fjalimi i Princ Harry-t para familjes dhe të ftuarve.

Fotografia e fundit e publikuar nga Meghan tregon çiftin duke shkëmbyer një tjetër puthje të ngrohtë, duke përmbyllur një seri kujtimesh nga dita e tyre historike.

Nga vallëzimi i parë te puthjet e fshehura, Meghan Markle ndan FOTO

Harry dhe Meghan u njohën në vitin 2016 dhe u martuan dy vite më vonë, në maj 2018, në një ceremoni që bëri bujë në mbarë botën. Më pas, çifti u tërhoq nga detyrat mbretërore dhe u vendos në SHBA, ku po rrisin dy fëmijët e tyre, Archie dhe Lilibet.

Sot, ata jetojnë një jetë më private në Montecito, Kaliforni, duke u fokusuar te familja dhe roli i tyre si prindër.