“Shtatzëni e papritur dhe emocione të forta” - Xheisara Frisku rrëfen surprizën e madhe: “Në fillim qesha, m’u duk si lojë…”

 

Këngëtarja dhe ish-banorja e “Big Brother VIP Albania”, Xheisara Frisku, ka ndarë një rrëfim të sinqertë dhe emocional në emisionin “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, ku ka folur për shtatzëninë e saj të dytë, që erdhi krejt papritur, vetëm pak kohë pasi u bë nënë për herë të parë.

“Nuk e prisja. Më ka ardhur si dhuratë. Në fillim qesha, m’u duk si lojë. Kisha edhe mendime negative,” – u shpreh ajo, duke treguar momentin e parë të tronditjes dhe mosbesimit.

Mes emocionesh të përziera, Xheisara pranoi se ende po përpiqet të përshtatet me lajmin, ndërsa nuk e fsheh ndjesinë e fajit ndaj vajzës së saj të parë, së cilës do të donte t’i kushtonte gjithë vëmendjen e mundshme.

Në fund, ajo nuk harroi të falënderojë bashkëshortin për mbështetjen dhe përkushtimin që ka treguar ndaj familjes së tyre në këtë periudhë të re dhe të papritur të jetës.