PAMJE TË RËNDA NGA ITALIA/ Makina përplas këmbësorët, disa të pl*gosur, katër në gjendje të rëndë

Momente të lartë këtë pasdite në qendër të Modenës, ku një makinë që lëvizte me shpejtësi të madhe ka përplasur disa këmbësorë në ‘Via Emilia’, pasi ishte nisur nga Largo Garibaldi.

Sipas të dhënave të shërbimeve të emergjencës dhe Azienda USL, bilanci është rreth dhjetë të plagosur, prej të cilëve katër në gjendje të rëndë: dy janë dërguar në spitalin e Baggiovara, ndërsa dy të tjerë janë transportuar me helikopter në spitalin Maggiore të Bolonjës.

Tre persona kanë marrë lëndime të lehta dhe janë gjithashtu të shtruar në Baggiovara.

Aktualisht Nuk raportohet për viktima.

Në vendngjarje ndërhynë shpejt forcat e rendit dhe ekipet e shpëtimit, ndërsa zona u rrethua për hetime.

Sipas dëshmive të para, drejtuesi i automjetit dyshohet se ka devijuar papritur drejt trotuarit, duke goditur edhe një biçikletë dhe duke përplasur një grua që rezulton ndër më të rëndat e plagosura.

PAMJE TË RËNDA NGA ITALIA/ Makina përplas

Disa dëshmitarë thonë gjithashtu se ai është parë me një armë në dorë dhe gjatë përpjekjes për t’u arratisur në këmbë, ka goditur një person tjetër përpara se të ndalohej në kryqëzimin mes Via Pioppa dhe Corso Adriano.

Kryetari i bashkisë së Modenës, Massimo Mezzetti, ka shkuar në vendngjarje dhe e ka cilësuar ngjarjen ‘dramatike dhe shumë të rëndë’, duke theksuar nevojën për sqarimin e plotë të natyrës së incidentit.

Autori i ngjarjes është arrestuar. Sipas raportimeve të ANSA-s, bëhet fjalë për një shtetas italian me origjinë të huaj, rreth 30 vjeç, i lindur dhe rritur në provincën e Modenës dhe pa precedentë penalë të njohur.

Policia e Shtetit ka nisur hetimet për të rikonstruktuar me saktësi dinamikën dhe motivet e ngjarjes.

PAMJE TË RËNDA NGA ITALIA/ Makina përplas