Dafina Zeqiri konfirmon SHTATZËNINË E DYTË gjatë koncertit në Tiranë: Daskani do bëhet vëlla i madh...

Mbrëmjen e së premtes, më 15 maj, Dafina Zeqiri elektrizoi atmosferën në Sheshi Skënderbej me koncertin madhështor “Supernova”, i cili mblodhi qindra fansa në zemër të Tiranës.

Përveç performancës energjike dhe emocioneve të forta në skenë, artistja surprizoi publikun me një lajm tepër të veçantë nga jeta e saj personale. Gjatë koncertit, Dafina konfirmoi se është në pritje të fëmijës së saj të dytë.

Momenti u shoqërua me duartrokitje dhe reagime entuziaste nga fansat, ndërsa këngëtarja, me humor dhe emocion, u shpreh: “Daskani do bëhet vëlla i madh. Ju thashë që me Kreshnikun do bëjmë një skuadër futbolli”.

Kujtojmë se në korrik të vitit 2025, Dafina dhe partneri i saj, Kreshnik Gjergji, u bënë prindër për herë të parë me ardhjen në jetë të djalit të tyre, Daskan.

Tashmë, çifti duket se po përgatitet për një kapitull të ri të lumtur në jetën familjare, ndërsa lajmi është pritur me shumë dashuri dhe urime nga ndjekësit e artistes në rrjetet sociale.