VIDEO/ Eliminim i ri në “Ferma VIP”! Publiku vendos të largojë përfundimisht nga gara ...

Mbrëmja e sotme në “Ferma VIP” sic dhe pritej, ka sjellë tension, emocione dhe një tjetër largim nga shtëpia më e komentuar e momentit.

Pas një jave të mbushur me debate, sfida dhe dinamika të forta mes fermerëve, publiku  vendosi se cili konkurrent do t’i japë fund aventurës së tij në reality show.

Në televotim këtë javë ishin Blerina, Henri, Vanesa dhe Sara, ndërsa Vanesa u eliminua gjatë spektaklit live. 

Ndërkohë, atmosfera në fermë është bërë gjithnjë e më e ngarkuar, pasi çdo ditë konkurrenca po bëhet më e fortë dhe sfidat po ndikojnë jo vetëm në lojë, por edhe në marrëdhëniet mes banorëve.

Fermerët kanë nisur të bëjnë parashikime , ndërsa tensionet dhe aleancat po ndryshojnë vazhdimisht.

Një nga temat më të diskutuara gjatë ditëve të fundit ka qenë edhe roli drejtues i Indrit në fermë.

Menaxhimi i detyrave dhe organizimi i punëve kanë sjellë mendime të ndryshme te konkurrentët, megjithatë ai është përpjekur të ruajë ekuilibrin mes fermerëve.

“Ferma VIP 3” vijon të mbajë të mbërthyer publikun me situata të papritura dhe përplasje që zbulojnë anën reale të personazheve të njohur. Çdo episod ka sjellë zhvillime të reja, duke e kthyer garën në një nga formatet më të ndjekura të momentit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Ferma VIP Albania (@fermavip.al)