Ish-ambasadori, Arifi: Dialogu Kosovë-Serbi në bllokim institucional dhe politik
Ish-ambasadori i Kosovës, Avni Arifi, deklaron se dialogu Kosovë–Serbi ndodhet në “vdekje klinike” që nga viti 2024, duke e lidhur bllokimin me mungesën e institucioneve funksionale në Kosovë dhe zhvillimet politike në vend.
Ish-ambasadori i Kosovës, Avni Arifi, në Emiratet e bashkuara arabe, vlerëson se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë ndodhet në një fazë të plotë bllokimi.
Në një intervistë për ekonomia online, ai ka deklaruars se procesi ka hyrë në atë që e quan “vdekje klinike” që nga shtatori i vitit 2024, duke shtuar se mungesa e institucioneve legjitime dhe funksionale në Kosovë ka ndikuar drejtpërdrejt në ndaljen e bisedimeve.
Arifi thekson se edhe faktori ndërkombëtar nuk ka ushtruar presion të madh për vazhdimin e dialogut, pikërisht për shkak të situatës institucionale në vend.
“Dialogu është në vdekje klinike që nga shtatori i vitit 2024… Kosova nuk ka institucione legjitime për me pas negociata për një proces të tillë.”
Ai shton se në kushte normale demokratike, dialogu mund të zhvillohet vetëm me institucione të konsoliduara dhe funksionale si qeveria dhe parlamenti.
“Po nga perspektiva demokratike, dialog për procese të tilla mundet me pas vetëm me institucionet legjitime… qeveri, parlament, president të zgjedhur.”
Sipas Arifit, ka ekzistuar gatishmëri për një takim mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq, por zgjedhjet e parakohshme e kanë pamundësuar zhvillimin e tij.
Po këtë e tha zonja Kallas, që në këtë kohë kur krijohet qeveria domethënë, qeveria Kurti tashti në, e shkurtë apo, qëllimi ishte që të aranzhohej një takim mes Vuçiqit dhe Kurtit, që të dy palët kanë pranu, edhe Vuçiqi edhe Kurti, dhe ka qenë çështje e datës
Sipas Arifit, vonesat në dialog nuk e lehtësojnë pozitën e Kosovës, por përkundrazi e rëndojnë atë në raport me marrëveshjet ndërkombëtare.
Ai paralajmëron se pas formimit të institucioneve të reja, pritet presion i shtuar ndërkombëtar për rifillimin e dialogut dhe zbatimin e obligimeve ekzistuese.
