"Ai ishte një përbindësh"/ Familja Cascio ngre akuza për ab*zim me fëmijë kundër yllit të popit, Michael Jackson: Ajo që bëri ishte s*tanike
Akuza të reja serioze për abuzim seksual ndaj të miturve kundër ikonës së muzikës, Michael Jackson kanë dalë në dritë. Përmes një interviste të dhënë nga katër anëtarë të familjes së tij sekrete në emisionin "60 Minutes Australia", Eddie, Aldo, Dominic dhe Marie-Nicole Cascio, të cilët për vite me radhë konsideroheshin pjesë e rrethit të ngushtë të këngëtarit, pohuan se ishin viktima të abuzimit sistematik seksual dhe manipulimit që nga fëmijëria e tyre.
NYT shkruan se, marrëdhënia e familjes me këngëtarin filloi në vitet 1980, kur babai i tyre, Dominic Cascio, takoi Michael Jackson në hotelin Helmsley Palace në New York City ,ku ai punonte. Sipas tyre, marrëdhënia u zhvillua shpejt në një miqësi të ngushtë dhe familja filloi të udhëtonte me të nëpër botë, shpesh duke kaluar kohë në Neverland Ranch, parkun e famshëm të Michael Jackson. Eddie Cascio zbuloi se e takoi këngëtarin kur ishte vetëm dy vjeç dhe kujtoi se Jackson shpesh e vizitonte shtëpinë e tyre natën vonë pa paralajmërim.
Videot e shfaqura në emision tregojnë shimpanzen e këngëtarit, Bubbles, duke luajtur me fëmijët, ndërsa vëllezërit e motrat përshkruan se si ylli i dhuronte atyre udhëtime luksoze, dhurata, fluturime me avion privat dhe takime me njerëz të famshëm. "Prindërit e mi ishin të rinj. Për ta, fakti që një yll kaq i madh donte të ishte miku i tyre i bënte të ndiheshin të veçantë ", tha Eddie Cascio.
Katër vëllezërit e motrat thanë se abuzimi zgjati rreth 25 vjet dhe përfshinte incidente si në Neverland Ranch ashtu edhe gjatë turneve të këngëtarit.
"Ai ishte një përbindësh, një i lig. Ajo që bëri ishte satanike. Ai e mashtroi të gjithë botën duke e bërë të besonte se ishte një person i pafajshëm dhe i përsosur", tha Dominic Cascio. Ndkohë, vëllai tjetër, Eddie Cascio pretendoi se abuzimi filloi kur ai ishte 11 vjeç, gjatë turneut Dangerous të vitit 1993.
"Atëherë bota ime filloi të ndryshonte. Michael Jackson filloi ta prekte ndërsa ata flinin në të njëjtin shtrat. Isha ulur në prehrin e tij dhe ai më puthi në buzë. Ai më shtrinte sipër tij me organet gjenitale të mia sipër të tijave. Ndërsa lëvizte, ai e shtypte trupin e tij kundër meje. Michael Jackson gjithashtu piu urinën time dhe tha, ja si të tregoj sa shumë të dua", tha Eddie.
Marie Nicole pretendoi se Michael Jackson e detyroi të hiqte rrobat kur ishte vetëm 12 vjeç, ndërsa Aldo, fëmija më i vogël i familjes deklaroi se këngëtari filloi ta abuzonte atë ndërsa ata ishin në shtrat së bashku duke luajtur videolojëra.Marie-Nicole gjithashtu pohoi se në moshën 11-vjeçare i kishin dhënë Xanax dhe Vicodin, me këngëtarin që i kishte thënë se ato do ta bënin të notonte dhe se do t'i pëlqente kjo ndjesi.
Vëllezërit Cassio u shprehën se Jackson u dha atyre alkool dhe drogë që në moshë shumë të re. Sipas tyre, i ashtuquajturi lëng Jezusi ishte verë, ndërsa lëngu i Disney-t përmbante pije të forta alkoolike. Duke iu përgjigjur akuzave, Marty Singer, një avokat që përfaqëson pasurinë e Michael Jackson , i tha "60 Minutes" se akuzat e vëllezërve Cassio janë thjesht një përpjekje për përfitim financiar.
"Vlen të përmendet se këto përpjekje zhvatjeje po ndodhin më shumë se 15 vjet pas vdekjes së Jackson, pa më asnjë rrezik për një padi për shpifje", tha Singer.
