Shqetësim për hantavirusin/ Ministrja franceze paralajmëron: Ende nuk dihet nëse ka pësuar mutacion
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Maj 2026, 19:06
Ministrja franceze e Shëndetësisë, Stéphanie Rist, ka reaguar për situatën e fundit me hantavirusin, i cili është bërë shqetësim pas rasteve të raportuara në anijen turistike MV Hondius.
Ajo ka bërë të ditur se ende ka shumë paqartësi për virusin, përfshirë faktin nëse ai mund të ketë pësuar ndryshime apo mutacione, pasi nuk është ende i disponueshëm sekuencimi i plotë i tij.
Sipas saj, mungesa e të dhënave të plota nuk lejon përfundime të sigurta për natyrën dhe zhvillimin e virusit.
Nga ana tjetër, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka bërë me dije se deri tani nuk ka shenja që tregojnë një sjellje të pazakontë të virusit në këtë rast dhe situata mbetet nën monitorim.
