Të lënë “seen”, anulojnë në minutë të fundit dhe zhduken pa shpjegim? Këto janë 11 arsyet që fshihen pas sjelljes së tyre

Shumë njerëz e kanë përjetuar atë momentin kur mezi presin të anulojnë një dalje. Edhe pse shpesh ndihemi mirë pasi kalojmë kohë me të tjerët, lodhja emocionale, stresi dhe ngarkesa e përditshme mund ta bëjnë socializimin të duket i vështirë.

Sipas specialistëve të psikologjisë, personat që zhduken, nuk kthejnë mesazhe apo anulojnë planet në minutë të fundit, jo gjithmonë e bëjnë nga mungesa e interesit.

Në shumë raste, ata janë të lodhur mendërisht dhe emocionalisht.

Shumë njerëz ndihen të mbingarkuar nga puna, problemet personale apo presioni i vazhdueshëm dhe nuk gjejnë energji as për biseda të thjeshta. Ka edhe nga ata që vuajnë nga ankthi social dhe e kanë të vështirë të përballen me takime apo komunikime të papritura.

Një tjetër arsye lidhet me faktin që disa persona marrin vazhdimisht problemet e të tjerëve mbi vete dhe në një moment ndihen të konsumuar emocionalisht. Ndërsa të tjerë preferojnë të tërhiqen sepse kanë frikë se mund të duken të ftohtë, të mërzitur apo t’ua prishin humorin njerëzve përreth.

Edhe depresioni apo lodhja mendore ndikojnë shpesh në mënyrën si njerëzit komunikojnë. Për disa, mbyllja e telefonit dhe qëndrimi vetëm për pak kohë është mënyra e vetme për të gjetur qetësi.

Specialistët thonë se jo çdo mungesë përgjigjeje duhet marrë personale. Në shumë raste, njerëzit thjesht po përpiqen të përballojnë stresin, lodhjen dhe jetën e përditshme.