Pumo: Mobilizim i vështirë dhe dezertime në Ukrainë, l*fta drejt një ngërçi të zgjatur

Lufta në Ukrainë duket se ka hyrë në një fazë ngërçi, e cila përkufizohet si një “luftë pozicionale” e ngjashme me atë të Luftës së Parë Botërore, ku asnjëra palë nuk shënon avancime të mëdha territoriale.

Në këtë situatë statike, por me kosto të lartë njerëzore, Ukraina po përballet me sfida të mëdha, veçanërisht me mungesën e forcave të gjalla, ndërsa procesi i mobilizimit raportohet të jetë shpesh i dhunshëm dhe demoralizues për rekrutët e rinj. Sipas shifrave të pakonfirmuara, flitet për rreth 700,000 dezertime nga pala ukrainase që prej fillimit të konfliktit.

Për të folur më shumë rreth kësaj teme, në një lidhje të drejtpërdrejtë në "Ora News", ishte Misha Pumo, gazetar në Rusi, i cili u shpreh se në një zhvillim të fundit, nga Moska ka ardhur një sinjal që mund të përcaktojë fatin e luftës. Një ndihmës i presidentit rus, Vladimir Putin, ka ripërsëritur kushtin e Kremlinit për përfundimin e konfliktit: largimi i plotë i forcave ukrainase nga rajoni i Donbasit. Sipas këtij qëndrimi, vetëm pas tërheqjes së Ukrainës nga ky territor, fundi i luftës mund të jetë afër.

" Ka raportime të vazhdueshme nga njëra apo tjetra palë që u mor një fshat apo një fshat tjetër.

Por, sidomos Ukraina ndjen edhe mungesën e forcës së, së gjallë, pasi mobilizimi që është atje i organizuar shpeshherë është edhe i dhunshëm dhe ë shumë, një pjesë e këtyre domethënë të mobilizuarve janë të demoralizuar dhe që, për shembull, nuk mund ta kontrollojmë sigurisht këtë shifër, por flitet për 700.000, domethënë të dezertorë nga fillimi i luftës ka pasur në Ukrainë, nga pala ukrainase. Pastaj ka pasur dhe shkëmbime robërish.

Tashmë, domethënë, armëpushimi që ishte me ndihmën e palës amerikane, në një farë mënyre, le të themi, ai ekzistoi, por është thyer, domethënë nga të dyja palët, por në përgjithësi flitet që gjithsesi ai u realizua dhe kryesorja që u u arrit për shkëmbimin e robërve të luftës, 1.000 me 1.000.

Se sa është larg përfundimi i luftës, pavarësisht se çfarë deklaron presidenti Putin, de facto, ai ka deklaruar një diçka që mos, ndoshta edhe tingëllon logjike, pasi kanë kaluar katër vjet nga fillimi i luftës dhe s'i fundi i luftës afër. Por nga ana tjetër, për shembull, ndihmësi i tij Ushakov e përsëriti refrenin që Rusia ë, kërkon, domethënë, largimin nga Donbasi të ukrainasve dhe mbas kësaj ë, fundi i luftës mund të jetë afër.

Po, duke pasur parasysh se sa ë viktima ka ka sjellë tashmë kjo luftë dhe sa mund të sjellë akoma, do të ishte pyetje logjike dhe besoj në bisedimet që bëhen, sidomos me partnerët amerikanë, me Witkoff edhe me Kushner, pyetjet janë, a ja vlen ky, kjo pëllëmbë toke 80 me 60 km për të marrë jetën edhe kush e di sa dhjetëra mijëra të tjerëve. Pra, ë, varet, kuptohet nga dëshira për të përfunduar luftën. Në fakt, lufta ka stërmërzitur ë palët ndërluftuese. Kur flasim për palët ndërluftuese, ndoshta nuk kemi parasysh udhëheqjen, sepse ka një diferencë, domethënë. Ndoshta edhe për mendimin tim personal, unë kam atë idenë që lufta është një garanci e të qëndruarit në pushtet si të Zelenskit ashtu dhe të Putinit", u shpreh Pumo.

Ndiqni intervistën e plotë: