Disa persona merren p*ng gjatë grabitjes së një banke në Gjermani

Policia gjermane ka njoftuar këtë të premte se disa persona janë marrë peng gjatë një grabitjeje banke në qytetin perëndimor të Sinzig. Shoferi i një automjeti për transport parash është midis atyre që po mbahen peng.

“Aktualisht besohet se ka disa autorë dhe pengje brenda bankës. Situata është e qëndrueshme”,-thuhet në një deklaratë të policisë.

Nuk është e qartë se sa të dyshuar janë të përfshirë, ose çfarë armësh mund të posedojnë.

Incidenti u raportua në qendër të qytetit, në shtetin rajonal të Rhineland-Pfalz, ndërkohë që policia ka nisur operacione të gjera dhe ka rrethuar një zonë të madhe.