Siguria e fëmijëve në makinë/ 3 gjëra që prindërit nuk duhet t’i bëjnë kur përdorin ndenjësen
Të udhëtosh me një fëmijë në makinë kërkon kujdes të veçantë dhe respektim të disa rregullave bazë.
Nuk mjafton vetëm vendosja e rripit të sigurimit, pasi ka edhe detaje të tjera që ndikojnë drejtpërdrejt në sigurinë e tij.
Një nga gabimet më të zakonshme është mbajtja e fëmijës në krah gjatë udhëtimit. Fëmija duhet të qëndrojë gjithmonë i vendosur në ndenjësen e posaçme dhe i lidhur siç duhet.
Kjo është mënyra më e sigurt për ta mbrojtur në çdo situatë.
Po ashtu, duhet shmangur vendosja e objekteve në pjesën e pasme të makinës.
Edhe sendet e lehta mund të bëhen të rrezikshme në rast frenimi apo përplasjeje, pasi mund të lëvizin dhe të godasin fëmijën.
Një tjetër detaj i rëndësishëm lidhet me veshjen.
Fëmija nuk duhet të jetë i veshur trashë kur lidhet në ndenjëse, pasi kjo mund të ndikojë në sigurinë e rripit. Në vend të kësaj, mund të përdoret një batanije e lehtë për ta mbajtur ngrohtë.
Respektimi i këtyre rregullave të thjeshta ndihmon që udhëtimi me fëmijën të jetë më i sigurt dhe pa rreziqe të panevojshme.

