Dolly Parton “anulon” koncertin në Las Vegas, zbulohet shkaku i vendimit…
Këngëtarja e muzikës country, Dolly Parton ka anuluar së fundmi koncertin e saj të ardhshëm në Las Vegas, ndërsa po i nënshtrohet një trajtimi për shkak të problemeve shëndetësore. Në një deklaratë të postuar në llogaritë e saj në mediat sociale, ylli 80-vjeçar i muzikës country u shpreh se ajo “po i përgjigjet shumë mirë ilaçeve dhe trajtimeve” dhe “po përmirësohet çdo ditë”, duke përmendur një luftë të gjatë me gurët në veshka.
Parton kishte shtyrë performancën e saj gjashtëditore në Teatrin Colosseum në Caesars Palace nga dhjetori 2025 në shtator 2026 për t’u përballur me “sfidat shëndetësore”.
“Kam ende dhe pak shërim për të bërë, por jam në rrugën e duhur! Nuk mund të jem e trullosur duke mbajtur kitara e të tjera me taka 5 inç dhe ju e dini që unë do t’i vesh ato. Pa përmendur, të gjitha ato veshjet e rënda me gurë të çmuar, flokët e mëdhenj, personalitetin tim të madh… ëh,”, është shprehur ajo me shaka. Ylli i muzikës country deklaroi se do t’i duhet pak kohë që të jetë “gati për shfaqje në skenë”.
“Më vjen vërtet keq që do të më mungojë të gjithë ju që kishit bileta për të më parë në Las Vegas. Epo, shkoni në Vegas dhe do të argëtoheni shumë… Dhe do t’ju shoh diku më vonë.” Kë ngë tarja u shpreh se ende po regjistron muzikë, po bën video, po viziton parkun e saj Dollywood dhe po punon për të shkruar një muzikal në Broadway. Në planet e saj gjithashtu hapja e një muzeu dhe një një hoteli në Nashville, plane që ajo synonte të përmbusheshin gjatë këtij viti. Parton, është më e njohur për një sërë hitesh të muzikës country, duke përfshirë Coat of Many Colors, I Will Always Love You, 9 To 5 dhe hitin më të përfolur, Jolene, e kthyer në kovera të ndryshëm, një prej tyre me artisten Miley Cyrys.
