Benefitet e peshkut “ton” në trupin tonë…

Peshku ton i konservuar ose i freksët është një nga produktet më të përdorura në ushqim, qoftë nga shija qoftë nga benefitet që  përmban. Ai është i pasur me proteina, të cilat ndihmojnë në ndjenjën e ngopjes për më gjatë dhe mund të ndikojnë  në kontrollin e peshës.

Individët që merren me palestër janë një ndër konsumatorët kryesorë  të këtij produkti, për vlerat dhe benefitet që ai i sjell organizmit.

Ky peshk përmban dhe  omega-3 e dobishme për trurin dhe shëndetin e syve, duke ndikuar në përmirësimin e kujtesës dhe uljen e inflamacionit.

Një  nga arsyet kryesore të  përdorimit të gjerë të këtij peshku është lehtësia që i jep konsumatorëve për të krijuar shumë kombinime në gatime si sallata, sanduiçe, makarona, apo thjesht si fileto.

Megjithatë, konsumimi i tepërt i tonit nuk rekomandohet. Ai mund të përmbajë sasi të natriumit që shkaktojnë fryrje dhe mbajtje lëngjesh në trup, sidomos kur konsumohet shpesh jo në sasitë e lejuara.

Një tjetër rrezik lidhet me përmbajtjen e mërkurit, një substancë që në sasi të larta mund të jetë e dëmshme për organizmin tonë.

Për arsyet e lartpërmendura ekspertët këshillojnë konsumimin në masë të tonit, pa abuzuar çdo ditë me të .

Toni i konservuar në vaj ka më shumë kalori dhe yndyrë, ndërsa ai në ujë është më i lehtë për ata që duan të ruajnë peshën.

Benefitet e këtij peshku janë të mëdha, por ngelet në dorën tonë konsumimi i tij me doza të kontrolluara e të pranuara për organizmin.