Fiton 92 mijë euro në SuperEnalotto dhe i dhuron për qentë, gjesti i një pensionisti italian

Në komunën “Castagnole Monferrato” të Piemontes, Luciano Quaglia, një pensionist me origjinë nga Genova, ka fituar mbi 92 mijë euro pasi realizoi një “5” në shortin e 17 marsit 2026.

Por, ndryshe nga shumë të tjerë, ai ka vendosur të mos i përdorë paratë për vete. Sipas “La Repubblica”, dashuria e tij për kafshët e ka shtyrë të marrë një vendim të veçantë: t’i dhurojë fitimet për të ndihmuar qentë endacakë.

Quaglia synon të mbështesë strehën e kafshëve në qytetin e tij dhe, në të ardhmen, të ndërtojë një hapësirë më të madhe dhe më mikpritëse për ta.

Ai kalon ditët mes kopshtit dhe kujdesit për kafshët e tij, duke ushqyer ëndrrën për të krijuar një strehëz të vogël për qentë e braktisur.