Martesë në horizont?! Katy Perry dhe Justin Trudeau në hapa seriozë për marrdhënien e tyre...

Justin Trudeau dhe Katy Perry mbeten një nga çiftet e rinj më të përfolur, së fundmi ata janë vënë sërish në qendër pas raportimeve të fundit, ku burimet afër dyshes bëjnë të ditur se lidhja e tyre po bëhet gjithnjë e më serioze, madje mund të përfundojë me martesë në Paris.

Dyshja, për të cilët thuhet se janë bashkë që prej vitit të kaluar, janë parë së fundmi në festivalin e Coachella-s, shumë pranë njëri-tjetrit duke shijuar atmosferën festive.

Në fotografitë që bënë xhiron e rrjetit, ata janë parë afër teksa dëgjonin muzikë dhe shijonin ushqimin gjatë eventit.

Sipas burimeve pranë tyre, marrëdhënia ka avancuar me shpejtësi,askush prej të dyve nuk e ka problem shfaqjen së bashku në publik.

Pas ndarjeve nga lidhjet e mëparshme, veçanërisht e ajo këngëtares nga aktori Orlando Bloom,që mori vëmendje të madhe mediatike, duket se romanca e re mes saj dhe ish-kryeministrit kanadez ka ngjallur interes të madh tek publiku.

Bisedat për martesë kanë nisur tashmë dhe Parisi po përmendet si destinacioni i preferuar për ceremoninë martesore, bëjnë me dije burimet afër çiftit. Thuhet se ky qytet përmbush kërkesat e tyre për  ta bërë një event madhështor e të paharrueshëm.

Nga ana tjetër, lidhja e tyre është përballur edhe me disa polemika në internet, ku janë rikthyer akuza të vjetra që lidhen me këngëtaren. Megjithatë, ekipi i autores së hitit “Dark Horse” i ka hedhur poshtë këto pretendime.

Ylli amerikan dhe ish-kryeminisri kanadez Justin Trudeau janë fokusuar te marrëdhënia e tyre, e cila sipas burimeve të afërta të çiftit po bëhet çdo ditë e më e fortë. Diskutimet për të ardhmen po bëhen serioze dhe pritet që dyshja të ndërmarrë hapa  të afërt për të ardhmen e përbashkët.