FOTO/ Një tjetër specie merimange i dedikohet ”Pink Floyd”

Një specie e re merimange, e zbuluar në Kolumbi, i është dedikuar grupit të famshëm britanik të rock-ut ”Pink Floyd”.

Ajo është vetëm disa milimetra e gjatë, por mund të kapë pre’ deri në gjashtë herë sa madhësia e saj.

Emri i saj është Pikelinia floydmuraria, një referencë e qartë si për habitatin e saj – çarjet në mure – ashtu edhe për albumin e famshëm të grupit “The Wall”.

Profili u botua në revistën ”Zoosystematics and Evolution” nga një ekip kërkimor i Amerikës së Jugut i udhëhequr nga Instituti Venezuelian i Kërkimeve Shkencore.

Merimanga e re është 3-4 milimetra e gjatë, por pavarësisht madhësisë së saj të vogël, ajo mund të luajë një rol të rëndësishëm në kontrollin e dëmtuesve shtëpiakë.

Analizat e kryera tregojnë se dieta e saj përbëhet kryesisht nga milingona, miza, mushkonja dhe brumbuj.

Studiuesit zbuluan se merimangat kapin dhe konsumojnë milingona deri në gjashtë herë sa madhësia e trupit të tyre.

Studiuesit hipotetizojnë se duke ndërtuar rrjetat e tyre pranë dritave artificiale, merimangat kanë zhvilluar një përshtatje strategjike për të bllokuar në mënyrë efektive insektet e tërhequra nga drita.

FOTO/ Një tjetër specie merimange i dedikohet ”Pink Floyd”