RA NGA LIGA/ Scott Parker largohet nga Burnley i Armando Brojës
Me rënien nga Premier Liga ka përfunduar edhe aventuara e trjanerit Parker te Burnley. 45-vjeçari është larguar nga klubi të cilin e ngjiti në elitën e futbollit anglez sezonin e kaluar.
Scott Parker është larguar nga Burnley me efekt të menjëhershëm pas rënies së klubit nga Premier League.
Parker kishte qenë në diskutime me klubin për të ardhmen e tij pasi rënia e tyre në Championship u konfirmua javën e kaluar dhe u ra dakord me mirëkuptim të ndërsjellë që koha e 45-vjeçarit në Turf Moor do të mbaronte.
Një deklaratë e Burnleyt thoshte: “Scott Parker është larguar nga pozicioni i tij si trajner kryesor i Burnley Football Club me pëlqim të ndërsjellë.”
Parker zëvendësoi Vincent Kompany në verën e vitit 2024 pas rënies së tyre nga Premier League dhe arriti të rikthehej në ligën më të lartë në sezonin e tij të parë, me një seri prej 31 ndeshjesh pa humbje dhe duke mbajtur portën e paprekur në 30 ndeshje.
Megjithatë, Burnley, që ka fituar vetëm katër ndeshje në ligë këtë sezon, ka pasur vështirësi në rikthimin në Premier League duke bërë që sezonin e ardhshëm të luajnë një ligë më poshtë.
Pas largimit të tij nga Turf Moor, Parker tha: “Ka qenë një privilegj i madh të drejtoj këtë klub të madh gjatë dy viteve të fundit. Kam shijuar çdo moment të udhëtimit tonë së bashku, por mendoj se tani është koha e duhur që të dyja palët të lëvizin në një drejtim të ndryshëm”.
"Reflektoj me shumë krenari për atë që arritëm gjatë kohës sime në klub, veçanërisht sezonin tonë të paharrueshëm të ngjitjes në sezonin 2024/25, dhe ishte një nder i vërtetë ta udhëhoqja këtë ekip në Premier League".
Procesi i emërimit të zëvendësuesit të Parker ka filluar, por klubi nuk ka zhvilluar asnjë bisedë me kandidatë të mundshëm.
Te skuadra e Burnleu lun edhe sulmuesi i Kombëtares Shqiptare të futbollit, e ardhmja e të cilit ende nuk dihet për sezonin e ardhshëm.
