Korça “çel” dyert, Festivali “Tefta Tashko Koço” rikthen traditën përmes talenteve të rinj

Qyteti i Korçës, i njohur ndryshe si “Parisi i vogël” për nga dashuria për artin,
kulturën, emrat që ka nxjerrë, ka rikthyer  traditën  e muzikës lirike përmes zërave të rinj.
 
Ajo është  kthyer në qendër të muzikës lirike, me zhvillimin e Festivalit Mbarëkombëtar të Këngëtarëve të Shkollave të Mesme të Muzikës “Tefta Tashko Koço”.

Në këtë edicion morën pjesë 6 gjimnaze artistike nga e gjithë Shqipëria, të cilat sollën në skenë zëra të rinj, të cilët interpretuan pjesë nga repertori klasik muzikor.

Festivali ka rikthyer një traditë të hershme të qytetit të Korçës, i njohur për kontributin e tij në kulturë dhe art.

Ai synon të vijojë si një traditë e përvitshme, në funsion të  mbështetjes së talenteve të rinj dhe zhvillimin e mëtejshëm të artit lirik shqiptar.