FOTO+VIDEO/ Himara çel sezonin turistik me një super event 3-ditor. JA PROGRAMI

Himara është gati! Ajo do të çelë këtë të premte sezonin turistik.

Me sloganin “Aty ku dielli prek detin”, Himara kthehet në destinacionin kryesor të jugut, me një program të pasur që ndërthur muzikë live, sporte, traditë dhe argëtim për çdo moshë.

Nga data 1 deri më 3 Maj na presin tri ditë plot energji, muzikë dhe eksperienca unike – starti perfekt i verës në bregdet!

PROGRAMI

FOTO+VIDEO/ Himara çel sezonin turistik me një super event 3-ditor.

1 Maj – Hapja: paradë, mini-maratona “Himara RunFest”, beach volley, panair, ekspozita, sfida gatimi dhe koncert në mbrëmje Devis Xherahu, Maya, Arvi Mene, Grupi Folklorik i Himarës etj

FOTO+VIDEO/ Himara çel sezonin turistik me një super event 3-ditor.

2 Maj – Festë: aktivitete detare, kids zone, scuba diving, light festival, open cinema + koncert me Ronela & Elita 5

3 Maj – Traditë & show: cirk, aktivitete për fëmijë, jet ski, drone show dhe koncerti madhështor i Argiros

Në skenë:

FOTO+VIDEO/ Himara çel sezonin turistik me një super event 3-ditor.

Konstantinos Argiros (finalja, 3 Maj)

Elita 5, 2 Maj

Ronela Hajati, 2 Maj

Devis Xherahu, 1 Maj

Maya Aliçkaj 1 Maj

Shqipëria vitet e fundit ka pësuar një bum turistik. Pushues nga e gjithë bota kanë prekur dhe shijuar nga afër bukuritë e vendit, duke filluar nga veriu deri në skajin jugor.