Festivali StandUp Tirana nis në kryeqytet, tre net humor në ArTurbina

Në kryeqytet vjen për tri net rresht Festivali StandUp Tirana.

Projekti i mbështetur nga Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit do të sjellë artistët më të zgjedhur të stand-up-it nga Shqipëria, Kosova dhe diaspora. Festivali nis sot dhe do të vijojë deri më 29 prill për të sjellë plot të qeshura në Teatrin Kombëtar, ArTurbina.

Sonte në ora 20:00 pritet të performojnë Gent Hazizi, Laura Formenti, Besnik Mustafaj, Med Sadrija, Florian Binaj dhe Anton Bello.

Mbrëmjen e datës 28 prill do të performojnë Denis Taullaj, Arlinda Reçi, Gent Hazizi, Lulzim Bucolli, Timoleon Gjikopulli dhe Christos Makariadis.

Festivali StandUp Tirana nis në kryeqytet, tre net humor në ArTurbina

Të tjerë artistë që do jenë në natën e fundit të festivalit janë: Xhuliano Dule, Edi Oga. Panajot Vasili, Mario Shitka, Valina Muçolli.

Festivali StandUp Tirana nis në kryeqytet, tre net humor në ArTurbina

Komedia stand-up është një formë arti performues ku një komedian i vetëm rrëfen tregime humoristike, për një audiencë të pranishme në sallë.

Komedia stand-up shpesh në dukje spontane, zakonisht është e përpunuar me kujdes. Komedianët përdorin shaka të shkurtra, tregime, humor vëzhgues, përshkrime imituese, props, ose gjeste për të argëtuar, dhe shpesh bashkëveprojnë me audiencën përmes punës me turmën, duke rregulluar performancën e tyre bazuar në reagime. Kohëzgjatja, mënyra e shprehjes dhe prezenca në skenë janë thelbësore, pasi suksesi i një shakaje varet nga angazhimi i audiencës.