"Vjedhin edhe të sëmurët terminalë" Bala: Policia merr përqindje nga mashtrimet e call center-ave

Një skemë tronditëse mashtrimi që operon përmes call center-ave në Shqipëri duket se ka alarmuar partnerët tanë evropianë, si Italinë, Gjermaninë, Spanjën, Austrinë dhe Francën, të cilët kanë ndërmarrë aksione në vendin tonë për të goditur këta mashtrues.  

I ftuar në Çim Peka Live në SYRI TV, gazetari Anri Bala bëri me dije se këto call center-a nuk kanë kursyer as kategoritë më të pambrojtura, duke u vjedhur kursimet e jetës edhe personave të sëmurë terminalë në vendet evropiane.

Sipas Balës, një anë edhe më e errët e këtij fenomeni është përfshirjen e thellë të strukturave policore, të cilat akuzohen se kanë kaluar nga marrja e haraçit mujor në partneritet të plotë me mashtruesit, duke u bërë “bashkëpronarë” në krim.

Gazetari theksoi se strukturat policore merrnin një “haraç mujor” që varionte nga 10,000 deri në 20,000 euro për të lejuar aktivitetin e paligjshëm të call center-ave, por situata ka ndryshuar rrënjësisht kohët e fundit, ku në vend të haraçit fiks, ata tashmë funksionojnë si “bashkëpronarë”, duke marrë një përqindje të fitimeve nga paratë e vjedhura.

Bala: Kam dëgjuar histori të tmerrshme për grupin e call center-ave kryesisht. Me një fjalë, ka njerëz se ne e diskutojmë kështu sikur ata qytetarët europianë janë ca njerëz të zakonshëm që kanë ca lekë për të shpenzuar, pra i trajtojnë sikur janë, këta janë bixhozxhi, në fakt. Edhe po t'i dëgjosh janë tipa që thua këta janë bixhozxhi dhe lozin bixhoz.

Jo jo, ka shumë njerëz që janë të sëmurë terminal. Që kanë një llogari parash për shërim dhe ndoshta për shkak të situatës, me anë të lekëve të tjera që mund të përfitojnë, të gjejnë një lloj kure ose të kurohen diku. E kupton? Ka njerëz me probleme të mëdhaja, shtëpie apo biznesi dhe këta nuk është se vetëm po i vjedhin, po i shkatërrojnë komplet shpresën, të ardhmen, jetën. Nuk është fjala që është një vjedhje se këto të tjerët s'merren vesh 100 lekë këtu, 100 lekë atje.

Këto, përveç këtyre, këta po vjedhin dhe shqiptarët. Pra rastet e këtyre janë nga më skandalozet. Unë i përbuz këta sepse unë nuk e di se si ia bëjnë ose si e bëjnë gjumin rehat në darkë, kur vënë kokën në jastik edhe mund t'i marrësh një njeriu të sëmuri terminal, t'i marrësh paratë që i ka jetike. Pra ti jo nuk, jo vetëm po e vjedh, po po e vret.

Se tjetër gjë është ta vjedhësh edhe ta ta vrasësh njëkohësisht. Ky rast është shqetësues. Por ajo që ne kemi thënë se ne bëjmë gabim kur themi që policia, kur them policia tani se s'do t'i hyjmë, nuk bëhet fjalë për policin e thjeshtë të trafikut, por ata policë që deri dje i merrnin haraçin mujor, pra ishte, varionte nga 10.000, 20.000 në bazë të punonjësve, sot janë bashkëpronarë. Pra marrin përqindje. Pra që ta lejojnë.

Dhe përqindja ka hyrë, Çimi, në momentin kur erdhën grupet e para, gjermanët dhe spanjollët. Pra kur u bë gurguleja në Tiranë, që u bë situata pak më delikate, pak më e rrezikshme, policia kaloi nga që merrte kuotën mujore, kaloi në bashkëpronar. Filluan me përqindje, filluan të kërkonin përqindje.

Pra ti do vjedhësh, kur do vjedhësh, ne jemi pronarë bashkë me ju. Kur them policia, flas nivel drejtues, nuk flas që e kanë lejuar dhe kjo ka qenë po prapë e tmerrshme. Pra këta, në të njëjtën kohë, të thashë dhe njëherë dhe po prapë se ne themi vodhën ata, po po na vjedhin dhe ne.