VIDEO/ Rrogozhinasit në finalen e kupës, momenti kur goditet në kokë arbitri në ndeshjen Elbasani-Egnatia

Në ndeshjen gjysmëfinales së Kupës së Shqipërisë mes Elbasanit dhe Egnatias, ndodhi një episod i pakëndshëm në minutën e 39-të, kur një kapsollë shpërtheu pranë gjyqtarit anësor Ani Kociaj.

Ky episod është i përsëritur disa herë, pikërisht tek i njëjti vend nga tifozët e Elbasanit. Loja rifilloi rreth 30 sekonda më vonë, pasi kapiteni Emiljano Musta iu drejtua tifozëve.

Pas 120-minutave në “Elbasan Arena” u përcaktua finalisti i parë i Kupës së Shqipërisë, ku Egnatia ka mposhtur AF Elbasanin pas gjuajtjes së penalltive në një sfidë plot ankth dhe emocione.

Kliko për të parë videon e momentit