Bellingham blen ekip kriketi/ Mesfushori: Investimi për tu bërë të mundur fëmijëve të vazhdojnë të luajnë
Mesfushori Jude Bellingham ka blerë një pjesë të ekipit të kritetit të qytetit të tij të lindjes. Për mediet tha se ndihet se i ka borxh qytetit ndaj vendosi të kontribuojë për tu bërë të mundur të rinjve e fëmijëve të vazhdojnë të luajnë
Mesfushori anglez, Jude Bellingham, ka blerë një pjesë të të aksioneve të ekipit të kriketit Birmingham Phoenix. Edhe pse ka marrë vetëm 1.2 për qind të pronësisë me vlerë 1 milionë paund, shprehet se veprimin e bëri pasi "Ndihej se i kishte borxh diçka qytetit".
Bellingham, i cili u rrit në Stourbridge, pak jashtë Birminghamit. 22-vjeçari kaloi nëpër radhët e ekipit të qytetit përpara se të bashkohej me Borussia Dortmund.
Ai tani luan për Real Madridin – duke fituar Ligën e Kampionëve në vitin 2024 – dhe është bërë një lojtar kyç për Anglinë me 46 paraqitje.
"E dua Birminghamin", tha Bellingham, i cili është një tifoz i kriketit medje edhe ka luajtur për të rinjtë.
"Jam shumë mirënjohës për atë që i gjithë qyteti i Birminghamit ka bërë për mua. Edhe unë e dua kriketin, kështu që kur pata mundësinë të përfshihesha nuk e mendova dy herë, kështu që jam shumë i lumtur që jam pjesë "
Ekipi me seli në Edgbaston ishte një nga tetë skuadrat që u nxorën në shitje vitin e kaluar.
"Është e rëndësishme që nëse mund të përfshihem në diçka të tillë për të hedhur dritë mbi një mundësi për fëmijët, atëherë edhe më mirë.", tha ai
