Peshëngritje/ Briken Calja shpallet kampion Europe në shtytje dhe nënkampion në dygarësh
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Prill 2026, 20:42
shqiptarë shkëlqejnë sërish në arenën ndërkombëtare.
Briken Calja ka bërë një performancë fantastike në Batumi të Gjeorgjisë, aty ku po zhvillohet kampionati Europian i Peshëngritjes.
Calja është shpallur kampion Europe në shtytje në peshën 79 kg, pasi ka arritur që të 187 kg.
Peshëngritësi shqiptar ka ngritur 153 kg në shkëputje dhe ka zënë vendin e katërt në këtë stil.
Por është shpallur nën-kampion Europe në dygarësh me 340 kg të ngritura.
Një tjetër rezultat fantastik për Peshëngritjen që i dhuron Shqipërisë dy medalje të rëndësishme në arenën ndërkombëtare.
