Kaká feston 44-vjetorin: “Dua të jem babai më i mirë, jo lojtari më i mirë”

Kaká feston 44-vjetorin: “Dua të jem babai më i
Ish-ylli brazilian i futbollit Ricardo Kaká feston sot 44-vjetorin e lindjes, duke përcjellë një mesazh të ndjerë që ka prekur fansat në mbarë botën.

Fituesi i Topi i Artë në vitin 2007 u shpreh se për të, suksesi më i madh në jetë nuk lidhet me arritjet në fushën e blertë, por me familjen.

“Nuk ka rëndësi për mua që fëmijët e mi e dinë që dikur isha lojtari më i mirë në botë. Dua vetëm që ata të më shohin si babain më të mirë në botë,” është shprehur Kaká.

Legjenda braziliane, e cila ka lënë gjurmë me skuadra si AC Milan dhe Real Madrid, vazhdon të mbetet një nga figurat më të dashura të futbollit botëror, jo vetëm për talentin e tij, por edhe për thjeshtësinë dhe vlerat familjare.