MBUSHET BUXHETI I SHTETIT/ Financa 205 miliardë lekë vetëm në 3 muaj, kryesojnë doganat
Të ardhurat në buxhetin e shttit njohën një rritje me 13 për qind krahasuar me vitin e shkuar. Sipas të dhënave të ministrisë së financave administrata ka mbledhur 205 miliardë lekë ku kryesojnë doganat
Në tre muajt e parë të këtij viti në buxhetin e shtetit janë mbledhur 205.1 miliardë lekë me një rritje prej 13.3 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të shkuar.
Doganat kryesojnë me 130.6 miliardë lekë të ardhura nga TVSH në import, akciza, taksa doganore dhe renta minerare etj.
Të ardhurat tatimore të mbledhura nga administrata tatimore përfshirë taksën mbi vlerën e shtuar tatimi mbi fitimin, mbi të ardhurat personale dhe taksat nacionale shkuan në 77.7 miliardë lekë, ose 10.1% më shumë se tremujori i vitit 2025.
për ekspertët kjo tregon edhe situatën ekonomike në vend sa i përket bizneseve por dhe të ardhurae nga punësimi.
Të ardhurat nga Fondet Speciale, që përfshijnë të ardhurat nga sigurimet shoqërore dhe shëndetësore, të mbledhura nga Administrata Tatimore, ISSH arritën në shumën 48.3 miliardë lekë, 10.5% më shumë se tremujori 2025. Madje sipas ministrisë së financave ky tregues tejkalon dhe parashikimin në buxhetin e shtetit.
Edhe në kahun e shpenzimeve situara paraqitet pozitive. Institucionet qendrore dhe ato vendore shpenzuan 156 miliardë lekë një tregues 5.9 % më i lartë se tremujori i vitit të shkuar.
Më herët fondi monetar ndërkombëtar parashikoi një rritje ekonomike me 3.2 për qind për shqipërinë. Situata në lindjen e mesme por dhe lufta në ukrainë konsiderohen si faktorë që pengojnë një rritje më të lartë të ekonomisë jo vetëm në Shqipëri.
