MË PAK KREDI PËR BANESA/ BSH: Vonesa në ligjin për rivlerësimi frenoi tregun, rritje pas muajit mars
Vonesat në ligjin për rivlerësimin e banesave ka bërë që në banka të kërkohet dhe të merren më pak kredi për blerje të apartamenteve nga janari deri në mars. Banka e shqipërisë raporton se situata do të jetë ndryshe në tre mujorin e dytë kur tregu pritet të jetë më i çliruar. Nga ana tjetër biznesi i madh është ai që ka kryesuar nga marrja e huave në institucionet financiare qoftë për investime dhe për likuiditete
Bankat kanë dhënë më pak kredi për blerje banesash në tre muajt e parë të vitit krahasuar me periudhat e mëparshme, e po ashtu ka pasur më pak kërkesa nga individët për këtë kategori.
Shkak nuk janë bërë çmimet e larta apo mungesa e dëshirës. Banka e shqipërisë raporton se shkak janë bërë vonesat në ligjin e rivlerësimit të banesave që hyri në fuqi në janar por se zbatimi u shty pasi vetëm në muajin shkurt u miratuan aktet nënligjore.
Në raport institucioni qendror financiar shton se në tremujorin e dytë pritet që kërkesa për kredi hipotekore dhe miratimi i tyre të jetë në rritje.
Nga ana tjetër, kërkesa për kredi në financimin e konsumit u paraqit më e lartë.
Rënie të kërkesës ka pasur dhe nga biznesi i vogël dhe i mesëm, por kjo nuk ka ndikuar në shifrën e huasë së dhënë nga bankat e nivelit të dytë. Ka qenë biznesi i madh që është drejtuar për të marrë dhe po ashtu ka marrë më shumë kredi. Qëllimi raportohet se ka qenë si për investime likuidetet apo të tjera.
Normat e interesit vazhdojnë të jenë të ulëta në shqipëri kjo dhe për shkak të konkurrencës mes bankave në vend. Megjithatë dhe numri i refuzimeve për të dhënë kredi ka qenë më i lartë. Ndikim ka pasur në këtë rast analizave e mundësisë për të shlyer kredinë e kërkuar por dhe të dhënat nga historiku i individëve apo dhe i bizneseve
