EKONOMIA NIS TË NGROHET/ Instat: Më shumë turistë qëndruan në hotele, u rritën dhe eksportet

Muajt shkurt dhe mars kanë shënuar rritje të ekonomisë në shqipëri. Sipas instat në hotele pushuan më shumë turistë e po ashtu u rritën edhe eksportet e importet

Sezoni turistik pritet të jetë i mbarë këtë vit, e shenjat treguese për këtë i jep muaji shkurt

Numri i vizitorëve të huaj dhe vendas që u akomoduan në hotele apo ambiente të tjera pritëse u rrit me 9.7 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të shkuar. Për të huajt zonat në veri të vendit dhe ato jo breggdetare ishin më tërheqëse,

Sipas të dhënave të instat dhe netqëndrimet ishin në një kohë më të gjatë krahasuar me shkurtin e vitit të shkuar. Shtetasit nga Italia kryesojnë numrin e vizitorëve me 30 për qind të totalit të ndjekur nga Kosova me 15 për qind.

Më tej vijojnë britanikët, gjermanët e francezët pa përjashtuar dhe shtete të tjera. Edhe pse moti ka qenë me temperatura të ulëta dhe me shira hotelet kanë shfrytëzuar 16.7 për qind të kapaciteteve një shifër e lartë kjo për periudhën

Rritja e numrit të turistëve përkthehet dhe në konsum por dhe në ndryshme të ekonomisë. Sipas intat në Mars 2026 eksportet e mallrave made in albania arritën vlerën 32,7 miliardë lekë, duke u rritur me 4,1 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Shtesë njohën dhe Importet që prekën 80,3 miliardë, duke u rritur me 8,8 %, në krahasim me një vit më parë.

Mineralet, energjia e më tej makineritë kanë kryeruar rritjen e eksporteve. Ndërsa ushqimet dhe makineritë janë në krye të rritjes së importeve