"Diaspora shqiptare 'mban gjallë' vendin"/ Xhaferri: Mungesa e strategjisë rrezikon miliardat e emigrantëve
I ftuar në emisionin “Ora e Betit”, deputeti i Partisë Demokratike Besart Xhaferri foli për rolin e diasporës shqiptare në ekonominë e vendit dhe sfidat që mbeten ende të pazgjidhura.
Sipas tij, diaspora ka qenë një mbështetje vendimtare për Shqipërinë, sidomos në vitet pas komunizmit, duke ndikuar drejtpërdrejt në mbijetesën dhe zhvillimin ekonomik.
“Është një marrëdhënie e shenjtë ekonomike. Ka ushqyer Shqipërinë dhe e ka ndihmuar të mbijetojë në kohë të vështira.”-tha Xhaferri.
Ai përmendi kontributin e emigrantëve përmes remitancave, ndërtimit të banesave dhe mbështetjes për familjet, duke zëvendësuar shpesh edhe mungesën e të ardhurave të mjaftueshme për pensionistët.
Në të njëjtën kohë, vlerësoi edhe figurat e suksesshme të diasporës që kanë përfaqësuar Shqipërinë në arenën ndërkombëtare.
“Na kanë zbardhur faqen në botë, njerëz që kanë arritur majat dhe nuk e kanë harruar kurrë që janë shqiptarë.”-shtoi ai.
Megjithatë, ai ngriti shqetësimin për mungesën e një strategjie të qartë për të kanalizuar këtë potencial në mënyrë të qëndrueshme.
Sipas tij, pa një platformë të strukturuar dhe pa garanci për investimet, kontributi i diasporës rrezikon të mbetet i shpërndarë dhe pa ndikim afatgjatë në zhvillimin e vendit.
NDIQNI EMISIONIN E PLOTË "ORA E BETIT" NË ORA NEWS:

