(VIDEO) Katy Perry “vjedh” show-n në Coachella/ Batuta teksa Bieber kërkon këngët në YouTube bëhet virale

Katy Perry ka tërhequr vëmendje gjatë koncertit të Justin Bieber në festivalin Coachella në Kaliforni, me një koment që u bë menjëherë viral.
Gjatë performancës, Bieber u pa duke përdorur një laptop dhe duke kërkuar këngët e tij në YouTube.
Në atë moment, Perry, e pranishme në publik, bëri një koment me humor për reklamat, që u prit me të qeshura dhe u shpërnda gjerësisht në rrjetet sociale.
Koncerti nisi me pak vonesë, por publiku reagoi pozitivisht dhe këngëtari interpretoi si këngë të reja ashtu edhe disa nga hitet e tij më të njohura.
Shfaqja kishte edhe elemente të pazakonta, pasi ai përdori laptopin për video dhe për të zgjedhur këngë, duke bashkëvepruar edhe me fansat online.
Në një pjesë të performancës, ai preku edhe temat që lidhen me gjendjen e tij personale përmes muzikës, ndërsa në sfond u shfaqën pamje nga fëmijëria dhe fillimet e tij në YouTube.
Sipas raportimeve, në koncert ishte i pranishëm edhe Justin Trudeau, i cili ndodhej në event së bashku me Katy Perry.
View this post on Instagram

