ARKIVI/ “Zonja nga qyteti” në fotot 50-vjeçare të komedisë së dashur nga publiku

“Zonja nga qyteti”, që ka argëtuar disa breza shqiptarësh, përpara se të shfaqej në kinema dhe televizor, ishte shfaqur edhe si komedi teatrale.

ATSH disponon në arkiv disa fotografi nga shfaqja e “Zonjës nga qyteti” në Teatrin Popullor, 50 vjet më parë (1976).

Suksesi që pati kjo vepër, e shkruar nga Ruzhdi Pulaha, me trupën e aktorëve të Teatrit të Korçës, bëri që ajo shumë shpejt të transformohej në film. Ashtu si vepra teatrale, edhe ajo filmike pati një “sequel” me “Shoqja nga fshati”.

Në teatër, regjisori i shfaqjes ishte Dhimitër Orgocka ndërsa filmat mbajnë firmën e regjisorit të mirënjohur Piro Milkani. Regjisori Milkani dhe aktorja protagoniste Violeta Manushi u nderuan me medaljen e Festivalit II të Filmit Shqiptar në 1977-ën./ATSH