“NË GJURMËT E TRASHËGIMISË”/ Konferencë shkencore në njohje të dijetarëve shqiptarë!

Në ‘Gjurmët e trashëgimisë’ është konferenca që bëri bashkë teologë shqiptarë nga të gjitha trevat e deri në Turqi. Rikthimi në vëmendjen e shqiptarëve të paraardhësve dijetarë dhe njohja e këtyre vlerave, ishte qëllimi i konferencës shkencore të mbajtur në ambientet e xhamisë së Namazgjasë.

Konferenca shkencore ‘Në gjurmët e trashëgimisë’, bëri bashkë në ambientet e Xhamisë së Namazgjasë dijetarë e teologë shqiptarë nga të gjitha trevat, me synim për të hedhur dritë mbi dijetarët shqiptarë të periudhës Osmane dhe kontributit të tyre për Islamin e jo vetëm.

Teologu dhe drejtuesi i qendrës “Minber”, Ferid Piku, tregoi më tej rreth kësaj konference.

Sipas teologut Piku, njoha e të shkuarës mundëson një të tashme e të ardhme më të mirë në të gjitha sferat e jetës.