Greqia i vë kushte Shqipërisë, Andoni: Ja dy çështjet 'e nxehta' që rrezikojnë rrugën drejt BE-së
Procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian po përballet me problematika konkrete të ngritura nga disa shtete anëtare.
Gjatë procesit të raportimit, të njohur si IBAR, nëntë vende kanë paraqitur shqetësimet e tyre, të cilat konsiderohen si probleme bazike që rrezikojnë të ngadalësojnë rrugëtimin europian të vendit.
Për të folur më tepër për këtë temë, në një lidhje të drejtpërdrejtë në "Ora News", ishte analisti Ben Andoni.
" Në pjesën normale të procesit, duhet të kemi parasysh vende të cilat kanë parametra të lartë dhe në fillim të viteve 90 ka pasur një sërë vendesh të cilët, të cilat u përpoqën për integrime dhe ecën normalisht në këto.
E përmend për shembull vendet, mos gaboj, si Austria, Finlanda e të tjera. Dhe në kohë më të vonshme, për shembull, rrugën që bëri Kroacia, pak më përpara saj Bullgaria me, me Rumaninë.
Të gjitha, po t'i shikoni me kujdes, përveç vendeve të cilat janë mirëfilli në atë që konsiderohet si perëndim, nuk është se kanë pasur qasje ose të themi sjellje normale, ose ballafaqime normale.
E para, dihet që ka një paragjykim shumë të madh për vendet të cilat janë në lindje dhe kuptohet, Shqipëria futet në pjesën e Europës Juglindore.
Për mua është, ne duhet të synojmë gjithmonë në Europën Qëndrore, jo thjesht për shkak të qytetërimit, po edhe të konjukturave që, dhe të ndjekim rrugën e tyre.
Pashkët Ortodokse/ Fluks i lartë në Kapshticë
10 Prill, 16:12
Dhe në këtë sens, shqetësimet që ka nxjerrë në këtë proces, në procesin e Ibar-it, fillimisht janë nëntë vende që kanë paraqitur problematikat e tyre, tregon që janë probleme bazike që këto vende kanë me vendin tonë. Këtu dua të përmend Greqinë, që do të vazhdojë të merret me problemin e pronave tek ne, dhe ne duke e ditur shumë mirë që problemi i pronave është i pazgjidhur për qytetarët shqiptarë.
Dëshmitarë për këtë janë, dëshmitarë materialë janë, në mos gaboj, qindra mijëra dosjet që presin për shqyrtim dhe çështjet më të mëdha.
Adresimi që bëjnë autoritetet greke, patjetër që mund të jetë më i lehtë sepse mund të bëhet me një lloj fushate për të parë në pjesën që konsiderohet si minoriteti i tyre. Por kini parasysh që Greqia në konsiderimet e saj, përveç jugut të vendit, merret dhe me minoritetin linguistik, që është pjesa e Himarës. Prandaj po them që problemi është i vështirë", u shpreh Andoni.
Ndiqni intervistën e plotë:

