LAÇI SHKËLQEN NË TURQI! Mesfushori shënoi 1 gol dhe asistoi 2 herë në fitoren e Rizespor (VIDEO)
Qazim Laçi vijon të jetë në formë të shkëlqyer në kampionatin turk, duke qenë protagonist në fitoren e Rizespor. Mesfushori shqiptar realizoi një gol dhe dhuroi dy asistime në triumfin 4-1, duke dhënë një kontribut vendimtar për skuadrën e tij. Paraqitja e tij u vlerësua me notë shumë të lartë, duke konfirmuar sezonin pozitiv që po zhvillon.
Qazim Laçi vijon të shkëlqejë dhe të jetë protagonisttë në superligën turke.
Mesfushori shqiptar bëri një tjetër paraqitje mjaft të mirë në kampionat duke dhënë një kontribut të madh për skuadrën e Rizespor. Laçi arriti të shënonte një gol dhe të jepte dy asiste në fitoren 4 me 1 ndaj Samsunspor.
30-vjeçari dhe asistini e parë në minutën e 43. Shqiptari tentoi një goditje në portë, por u kthye në një asist për shokun e skuadrës që e dërgoi në rrjetë. Fillimisht goli u anulua, por më pas u konsiderua i rregullt nga VAR.
5 minuta më pas, Laci e gjetë vetë rrugën e rrjetës. Mesfushori ndoqi deri në fund një aksion të Rizespor, dhe nga brenda zone ia doli të shënojë për ti dërguar shifrat në 3 me 0 brenda pjesës së parë.
Edhe pjesa e dytë nisi njëjtë si e para. Laçi shërbeu një top mjaft të mirë për Auguston, i cili shënoi golin e katërt për Rizespor.
Ky ishte goli i 5-të sezonal në kampionat për Laçin në 26 ndeshje që ka luajtur me Rizesporin në superligën turke. Gjithashtu mesfushori ka dhënë 8 asistime këtë sezon.
30-vjeçari u aktivizua për 70 minuta, ndërsa paraqitja e tij u vlerësua me notën e lartë 9. Sakaq, fitorja e ngjit Rizesporin në vendin e 10 me 33 pikë në mesin e tabelës.

